“Parajsa e gjelbër”, Le Monde reportazh për alpet shqiptare

0 142

Shqipëria dhe bukuritë natyrore të vendit tonë vijojnë të jenë në vëmendjen e mediave të huaja. Së fundmi një artikull iu ka kushtuar edhe media e njohur franceze “Le Monde”.

Në shkrimin e gazetës franceze kushtuar Thethit dhe Valbonës, bukuritë e vendit tonë cilësohen si “parajasa e gjelbër” që nuk janë shumë të eksploruara dhe me çmime të shtrenjta.

“Edhe nëse të kujton Pirenejtë, pikërisht me këtë emër njihet ky masiv gëlqeror i Shqipërisë. Një parajsë e vogël e gjelbër për alpinistët që kërkojnë shtigje që nuk janë as shumë të rrahura dhe as shumë të shtrenjta”, shkruan Le Monde.

Ndër të tjera në reportazh thuhet:“Shqipëria po fillon një rikthim turistik, pa dyshim duke shpresuar të zëvendësojë Kroacinë pas pak vitesh si parajsën ballkanike. Pikat e forta për këtë? Një kryeqytet që është ofruar për të ngjyrosur dhe shumëfishuar veprat e artit të rrugës, qytetet kulturore të Jugut, plazhet e Adriatikut dhe malet që ofrojnë mundësi të mrekullueshme për ecje”.

Reportazhi i “Le Monde” është shpërndarë dhe nga kryeministri Edi Rama.

“Kolosi mediatik francez “Le Monde” i rikthehet Shqipërisë, këtë herë me një reportazh të dedikuar alpeve tona, Thethit e Valbonës, duke e përshkruar si “një parajsë të vogël dhe e gjelbër”-shkruan Rama.

Leave A Reply

Your email address will not be published.