Pandemia, Manastirliu: Marrëveshje me Pfizer për vaksinat e adaptuara për variantet e reja

0 246

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, deklaroi pas mbledhjes së qeverisë se vendi ynë ka siguruar 700 000 doza vaksinash Pfizer, që janë të adaptuara për variantet e reja të Covid-19.

“Ende ka raste infektimi dhe ne kemi siguruar furnizimin në vazhdim me vaksina anticovid. Kemi një marrëveshje me kompaninë Pfizer për të siguruar që dozat e parablera, që janë rreth 700 000, do të jenë vaksina të adaptuara për variantet e reja të koronavirusit”, tha ministrja.

Manastirliu theksoi edhe se qeveria ka vendosur që me buxhetin e vitit 2023 të mbështesë gratë me 3 apo më shumë fëmijë, ku njëri prej fëmijëve është deri në moshën 5 vjeç dhe të ardhurat familjare mujore nuk kalojnë 100 000 lekë.

“Është një mbështetje financiare në kuadër të një politike të qëndrueshme për nënat e papuna që kujdesen për fëmijët”, tha Ogerta Manastirliu.

Leave A Reply

Your email address will not be published.