Oriela Nebiaj pranon mandatin e deputetes, lë televizionin për politikë

0 211

Moderatorja Oriela Nebiaj do të pranojë mandatin e deputetes e do të futet në parlament. Ajo do të zëvendësojë Grida Dumën në listën e PD në Tiranë.

Kjo e fundit lajmëroi dje dorëheqjen. Nebiaj kandidoi më 25 prill dhe mori 5606 vota preferenciale. Ajo ishte renditur e 18 në listën e PD-së në qarkun e Tiranës, por pas rirenditjes në bazë të votave preferenciale ajo u ngjit një vend më sipër.

Para saj në radhë ishte Petrit Doda. Megjithatë me ndryshimet e fundit të Kodit Zgjedhor, mandatin e ligjvënësit që lë një grua e merr po një grua.

Leave A Reply

Your email address will not be published.