Ori Nebijaj la televizionin për parlamentin, por kush do ta drejtojë “Për’puthen”?

0 162

Moderatorja e njohur, Ori Nebijaj vendosi që të lërë televizionin dhe angazhimin e saj në media, për t’u futur në Parlament. Ajo prezantonte emisionin “Për’puthen”, që tashmë nuk dihet se nga kush do të moderohet.

Por së fundmi, autorja e këtij emisioni i ka bërë një ftesë ish prezantueses së këtij emisioni, Bora Zemani, por ende nuk ka marrë një përgjigje.

E ftuar natën e kaluar në “Top Arena”, autorja tregoi se po bëhen diskutime se kush do të jetë moderatorja e emisionit të dashurisë, pas largimit të Ori Nebijajt që ka pranuar mandatin e deputetes.

“Ende nuk është vendosur diçka, pavarësisht se ka shumë alternativa. Me sa duket, Për’Puthen është program hit dhe moderatorët, prezantuesit e shohin si një trampolinë për të bërë karrierë”.

Olsa dëshiron një rikthim të koleges dhe mikes së saj “në shtëpi”.

“I kemi bërë një ftesë zyrtare Bora Zemanit për të qenë prezantuese në Për’puthen. Të them të drejtën, jam shumë e lumtur dhe e emocionuar për këtë gjë. Bora Zemani aktualisht është një prezantueset më të mira të televizioneve shqiptare. Do të ishte një bast i ftuar nëse do të vijë në Për’puthen.

Bora e njeh shumë mirë programin, nga ana tjetër do të ishte rikthim i saj në shtëpi. Largimi i Borës ka qenë se morri një program të madh si ‘Dancing With The Stars’. Bora e do Për’puthen, por është çështje e menaxhimit të kohës”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.