Opozita protestë jashtë parlamentit, debate të ashpra në seancë plenare

0 192

Opozita ndërkohë që zhvillon protestë jashtë parlamentit, brenda në Kuvend seanca plenare shoqërohet me debate të ashpra.

Deputetët e PD kanë bllokuar foltoren, ndërsa kur fjalën e marrin deputetët demokrat dhe ngrenë shqetësimet, atyre iu hiqet fjala.

Kujtojme qe 12 deputetë të Partisë Demokratike mungojnë në seancë, pasi janë përjashtuar për shkak të debateve të shkaktuara në seancat e kaluara.

Deputetët që mungojnë, janë Sali Berisha, Flamur Noka, Edi Paloka, Belind Këlliçi, Luçiano Boçi, Ina Zhupa, Albana Vokshi, Luan Baçi, Tritan Shehu, Ervin Salianji, Gazment Bardhi dhe Bledion Nallbati.

Leave A Reply

Your email address will not be published.