OBSH: Vala e dytë e Covid-19 mund të godasë Europën në…

0 325

Bota ende nuk e ka fituat betejën me Covid-19 dhe për një tjetër valë po përflitet. Organizata Botërore e Shëndetit ka paralajmëruar se një valë e dytë e Covid-19  mund të godasë këtë vjeshtë, ndërsa i është kërkuar qeverive që të krijojnë një program të suksesshëm të testimit, gjurmimit dhe izolimit. Dr Hans Kluge, drejtori rajonal evropian i OBSH-së, theksoi dje se gjurmimi i kontakteve dhe karantinimi i personave të infektuar me Covid-19 ishte ”një element thelbësor” i strategjisë.

Ai vuri theksin po ashtu edhe tek respektimi i rregullave të izolimit nga qytetarët, të cilat i konsideroi ”thelbësore” në parandalimin e përhapjes së virusit vdekjeprurës.

”Ne duhet të shpresojmë për më të mirën, por duhet të përgatitemi për më të keqen: për rikthimin e mundshëm të Covid-19”. Dr Kludge paralajmëroi që ”kambanat e alarmit”, duhet të kumbojnë për Europën, pasi Covid-19 është ende në një fazë aktive në shumë vende.

”Disa vende vazhdojnë të përballen me rritje të numrit të rasteve të të infektuarve. Muajin e kaluar numri i vendeve evropiane që treguan rritje të konsiderueshme në shtimin e rasteve të reja është trefishuar, nga 6 në 21 vende. Covid-19 është në një fazë aktive në shumë vende. Rreziku mbetet i lartë në shumë vende, ndaj është e domosdoshëm që të hiqen me shumë kujdes masat izoluese”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.