“O legen, b.q. i droguar, pijanec”, zbulohen sharjet dhe fyerjet pa mikrofon në Kuvend të Ramës me Palokën e Leskajn

0 156

Në fund të seancës së djeshme parlamentare kur ishte duke u votuar, kryeministri Edi Rama është përplasur verbalisht me dy deputetët demokratë, Edi Paloka dhe Bujar Leskaj.

Gjithçka ka nisur kur Paloka i është drejtuar Ramës duke e pyetur nëse e kishte ndërruar pjatën që kishte përpara në vendin ku qëndronte.

Kaq ka mjaftuar që Rama t’i drejtohet duke i thënë se ishte i pirë dhe nuk duhet të rrinte në sallë.

Pjesë e debatit është bërë edhe Bujar Leskaj, me të cilin kryeministri e ka vijuar debatin.

Në fund të seancës grupi i PS-së deklaroi se depozitojë një kërkesë për përjashtimin me 10 ditë nga punimet e kuvendit dy deputetët demokratë.

DEBATI

Paloka- Ramës: E ndërrove pjatën?

Rama: Ik pi ra ti ik, ti je i pirë.

Leskaj i afrohet Palokës

Rama: Leskaj po ti pse flet, pse ndërhyn?

Leskaj: Po ti pse bën si i fortë ti?

Rama: Unë të fola ty apo ti mua?

Leskaj: Si the, si the?

Rama: Unë të fola ty apo ti mua?

Leskaj: Unë i fola Palokës, jo ty. Për ty nuk më rruhet fare. Ti pi mall se të bën mirë.

Rama: Ik ha ndonjë kërm ik.

Leskaj: Kërma e satëme.

Rama: Ta tregoj unë ty, do të të shkatërrojë. Ju jeni pa fe a pa atdhe.

Paloka i afrohet Ramës, afrohen edhe efektivët e Gardës

Paloka: O legen kujt i bën presion ti. Ty të njeh e gjithë Tirana që je legen mo. O i pafytyrë, o b.q. se këta nuk të njohin ty, por unë të njoh shumë mirë se kush je.

Rama: Ju të dy jeni tapë po ikni që këtu.

Paloka: Jemi ne tapë? Po ti e ndërrove pjatën ti? E more vizën tjetër?

Rama: Ti je tapë edhe kur je mirë mo.

Rama- Nikollës: A ka mundësi të dalin jashtë këta të dy?

Bardhi: Po ti kush je ti që jep urdhra?

Leave A Reply

Your email address will not be published.