Nuk ecin te mbikalimet, banorët i bien shkurt duke rrezikuar jetën: S’kemi ça bëjmë!

0 145

Nuk zgjedhin të kalojnë te mbikalimet. Banorët i bien shkurt duke ecur mespërmes autostradës Lushnjë- Fier. Të pyetur nga Klan News se përse bëjnë diçka të tillë, banorët thonë se janë të vetëdijshëm se u rrezikohet jeta.

“E rrezikshme është se ecin shoferët me shpejtësi, gabim është por s’kemi ça bëjmë”-tha një nga banorët.

Banorët e Savrës e kanë të vështirë të arrijnë edhe te tokat bujqësore. Ata kanë shitur bagëtitë në mungesë të një rruge dytësore.

“I kanë shit të gjitha bagëtitë vetëm prej rrugës sepse s’kanë ku kalojnë”-u shpreh një tjetër.

E njëjtë është situata edhe në autostradën Lushnjë-Rrogozhinë. Këto kanale u hapën një vit më parë nga ARRSH për të mos lejuar hyrje-daljet në autostradë. Por një muaj më pas kanalet u mbyllënn nga banorët ndërsa aksioni i ARRSH nuk vijoi.

Leave A Reply

Your email address will not be published.