Nuk deklaroi pasurinë, akuzohet ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese Fatos Lulo

0 135

Ka nisur shqyrtimi gjyqësor nga Gjykata e Posaçme ndaj Fatos Lulos, ish-anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Ai akuzohet për ‘fshehje të mosdeklarimit të pasurisë” në formën e kallëzimit të rremë, nga Prokuroria.

SPAK bën me dije se Lulo ka bilanc negativ të të ardhurave në dy pasuri, një apartament në Tiranë dhe një zyrë 172 m2 e deklaruar si e dhuruar në Rrugën e Durrësit. Përveç 2 akt ekspertimeve financiare,

SPAK kërkoi pyetjen e 4 dëshmitarëve, ndërsa seanca e radhës do të zhvillohet në 30 janar.

Leave A Reply

Your email address will not be published.