Noka jep dëshminë për 8 janarin: Të hetohet dhuna e policisë ndaj demokratëve

0 206

Flamur Noka ka dhënë sot dëshminë e tij në Prokurorinë e Tiranës për protestën e 8 janarit. Në një prononcim për mediat, Noka tha se sot i kishte bërë thirrje prokurorisë që të hetonte mashtrimin që Basha i ka bërë shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve në datën 18 dhjetor.

Ndër të tjera ai tha se i ka kërkuar prokurorisë të hetohet dhuna e policisë mbi demokratët.

Unë sot i bëra thirrje prokurorisë të hetojë për një mashtrim publik që pengu iu ka bërë shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve me datë 18 Dhjetor duke sajuar numra të gënjeshtërt, duke mashtruar për gjasme 5004 delegatë, duke gënjyer mashtruar ndërkombëtarët falsifikuar firma sepse ka dhe të vdekur në listë, ka njerëz që nuk ekzistojnë fare. Sot i bëra thirrje prokurorisë të hetojë dhunën barbare të ushtruar nga policia mbi demokratët në shtëpinë e tyre. I bëra thirrje prokurorisë që të hetojë edhe një zjarrvënës si Spartak Braho i cili përhap terror dhe panik duke inskenuar lajme dhe trille sikurse i ka i kam bërë thirrje prokurorisë të hetojë Sokol Bizhgën, një kryebandit në uniformë që ushtroi terror mbi demokratët. As thirrjet në prokurori, as dhuna e pushtetit dhe e bandave nuk ndalojnë dhe nuk do të ndalojnë vullnetin e demokratëve”-tha Noka para gazetarëve.

Leave A Reply

Your email address will not be published.