“Një xhungël”/ Berisha që në mëngjes nxjerr foto nga trafiku në Tiranë: E tmerrshme!

0 153

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka nisur ditën e sotme duke publikuar fotografi nga trafiku i rënduar mëngjesin e sotëm në kryeqytet.

Berisha shkruan se Tirana nën drejtimin e Erion Veliajt është kthyer në një xhungël të tmerrshme.

“Mirëmëngjes miq, këtë foto me shënimin përkatës më nisi sot një mik i imi! Xhungel e tmerrshme , e panevojshme, e demshme dhe e pariparueshme per brezat”, shkruan Berisha.

Situata e trafikut në Tiranë:

Në fakt situata e rënduar e trafikut është e njëjtë çdo ditë në Tiranë ku qytetarët përballen me situatën kaotike, rrugët e ngushtuara dhe betonizimin. Përgjegjës për situatën kaotike në kryeqytet është kryebashkiaku socialist Erion Veliaj i cili e ka kthyer Tiranën në një kantier të madh ndërtimi, fluks makinash dhe ajër i ndotur.

Fatkeqësisht, dita e një qytetari në Tiranë nis me stres e ankth, ku të gjithë vrapojnë për të arritur në orar në destinacionet e tyre, disa të tjerë duhet të dalin një orë para nga shtëpia për të kapur autobusin, pasi metropoli zhytet në kaos trafiku që në orët e para të mëngjesit.

Trafiku rëndohet edhe në orët e pasdites, kur qytetarët kthehen nga puna. Një dite të lodhshme, i shtohet edhe trafiku i rënduar vetëm sepse kryebashkiaku nuk tregon përgjegjshmëri ndaj qytetarëve të tij.

Leave A Reply

Your email address will not be published.