Një person sulmon me thikë 3 policë, njëri humb jetën

0 136

Sulm me thikë në Hungari.

Ngjarja ka ndodhur në Budapest ku një person ka qëlluar me thikë 3 policë duke vrarë njërin prej tyre.

Autori ishte duke tentuar të hynte për të grabitur një banesë në moment kur policia e pikasi. 3 policë iu afruan për ta arrestuar por ai i qëlloi me thikë.Neutralizimi u bë nga një polic i katërt i cili e qëlloi në këmbë, autorin për të cilin nuk dihet shumë.

Të gjithë oficerët e policisë të plagosur, së bashku me autorin u dërguan në spital – ku njëri nga oficerët, 29-vjeçari Peter Baumann, vdiq.

Policia hungareze tha se polici do të mbushte 30 vjeç muajin tjetër. Një flamur i zi do të valëvitet në ndërtesat e policisë dhe automjetet e shërbimit do të shfaqin një shirit zie për të nderuar oficerin, tha departamenti i policisë së Hungarisë.

Kryeministri hungarez Viktor Orban u zotua se qeveria do të ndihmonte familjen e policit që humbi jetën.

Leave A Reply

Your email address will not be published.