Nisin gjobat për të pavaksinuarit në Greqi, ja sa është

0 236

Autoritetet greke do të aplikojnë nga e hëna gjoba për personat e pavaksinuar mbi 60 vjeç.

Për muajin janar kjo grupmoshë që ende nuk e ka marrë vaksinën anti-covid do të gjobiten me 50 euro dhe në muajt në vazhdim me 100 euro.

Sipas të dhënave, rreth 300 mijë persona mbi 60 vjeç rezultojnë të pavaksinuar.

Sipas burimeve qeveritare, mediet greke raportojnë se 90% e qytetarëve mbi 60 vjeç kanë marrë të paktën njërën dozë ose kanë lënë një takim për të marrë vaksinën.

Urdhri për vaksinim të detyrueshëm u vendos në 30 nëntor, kur prej këtij muaji rreth 217.000 persona kanë marrë vaksinën për të shmangur gjobat.

Mandati i vaksinave për të moshuarit nuk do të zbatohet për qytetarët nga jashtë vendit ose personat që kanë vërtetim për shkaktim alergjie nga injektimi i dozës vaksinale.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.