Ngrica dhe temperatura të ulëta, si do të jetë moti për muajin shkurt

0 125

Teksa temperaturat në vendin tonë janë ulur, duket se ditë të ftohta do të vijojnë përgjatë disa ditëve.

sinoptikania Lajda Porja pohoi në një lidhje përmes skype për News24 se java e parë e shkurtit do të ketë temperatura të ulëta dhe ngrica. Po ashtu ajo pohoi se fundjava që vjen do të jetë më e ftohtë.

“Kjo javë do ketë shumë orë me diel, vranësira më të paktë. dita e mërkurë dhe e enjte do të risjellë reshje, Reshjet do të jenë të izoluara dhe të papërfillshme. Në zonat malore do ketë dhe reshje bore. Dita e premte dhe fundjava, do jetë nën ndikimin e motit të kthjellët. -5 gradë kanë qenë temperaturat në Bulqizë, ndërsa temperaturat më të larta kanë qenë deri në 6 gradë. Fundjava do jetë më e fortë. Muaj shkurt, java e parë, do jetë me temperatura shumë më të ulëta. Ngrica dhe temperaturat e ulëta do jenë kryefjalë e këtyre ditëve, të paktën deri në 5-6 shkurt.”, tha ajo.

Leave A Reply

Your email address will not be published.