Ngadalësohet punësimi në Kanada- Nëntori e rrit normën e papunësisë nga 5.5%, në 5.9%

0 419

Ndryshe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tregu i punës në Kanada ka humbur në mënyrë të papritur 71 mijë vende pune gjatë Nëntorit, ndërkohë që norma e papunësisë u ngjit në 5.9%, që është edhe niveli më i lartë në më shumë se 1 vit, tregojnë të dhënat më të fundit nga vendi.

Analistët në vend shprehen se, këto shifra të dobëta mund të detyrojnë bankën qendrore në vend që të rimendojë politikat monetare. Pritshmëritë e tregjeve dhe analistëve flisnin për një rritje të vendeve të punës gjatë Nëntorit, si dhe për një normë papunësie të pandryshuar në krahasim me Tetorin, në 5.5%.

Por, rezultati ka qenë tërësisht i ndryshëm, duke ngritur disi sirenat e alarmit. Menjëherë pas publikimit të shifrave të fundit për tregun e punës në vend, dollari kanadez humbi ndjeshëm terren ndaj atij amerikan. Gjasat që Banka Qendrore e Kanadasë të ndërhyrë në politikat e saj monetar duke shkurtuar më tej normën bazë të interesit, janë rritur ndjeshëm pas këtyre të dhënave.

Leave A Reply

Your email address will not be published.