Një djalë 5-vjeçar pretendon se ka qënë një grua afrikano-amerikane e vrarë gjatë një zjarri dhe e rimishëruar, sipas “New York Post”.
I vogli, Luke Ruehlman i trembi prindërit e tij kur ishte vetëm 2 vjeç, ndërsa filloi të këmbëngulte pandërprerë se dikur kishte qënë një grua e quajtur Pam.
Nëna e djalit, Erika, tha për “Fox 2” se djali i saj filloi të fliste për një grua të quajtur Pam që në moshë të vogël, por familja nuk njihte askënd me atë emër. Një ditë Luka më në fund e shpjegoi se kush ishte Pam.
“Ai u kthye nga unë dhe më tha, epo, dikur isha unë, por vdiqa dhe u ngjita në parajsë. Pashë Zotin dhe më pas, ai më kthehu mbrapa dhe unë isha një foshnje dhe ju më vendosët emrin Luke”, tregoi Erika.
Nëna pretendon se djali i saj jepte shpeshdetaje të tjera rrëqethëse, duke i thënë familjes se ai kishte udhëtuar me tren në Çikago, por familja, e cila jeton në Cincinnati, Ohio, nuk kishte qenë kurrë në qytet.
Ai thoshte: “Kur isha vajzë, kisha flokë të zeza dhe vathë”, tregon Erika.
Ajo filloi të shqyrtonte pretendimet e çuditshme të djalit të saj kur mësoi për një grua të quajtur Pam Robinson, e cila ishte një nga 19 personat e vrarë gjatë një zjarri në hotelin “Paxton” në Çikago, në vitin 1993.
Familja Ruehlman ishte e lidhur me shfaqjen televizive të hetimeve paranormale “The Ghost Inside My Child”, producentët e të cilit hetuan gjithashtu pretendimet tronditëse të Luke.
Gjatë xhirimeve, Luke iu shfaqën në ekran foto me gra të ndryshme me ngjyrë në të 30-at, njëra prej të cilave ishte e ndjera, Pam Robinson.
Fëmijës iu kërkua të tregonte se cila ishte Pam dhe ai nuk pati asnjë hezitim përpara se të zgjidhte gruan e duhur.
Erika më në fund u nxit për të kontaktuar familjen e Pam dhe për të mësuar më shumë rreth anëtares së tyre të ndjerë të familjes. Ajo zbuloi ngjashmëri të çuditshme mes djalit të saj dhe Pam, duke përfshirë dashurinë e tyre të përbashkët për Stevie Wonder dhe pianon.
Ruehlmans u treguan të hapur për të ndarë historinë e tyre drithëruese, por familja e Pam nuk pranoi të komentonte.