Nesër ka seancë në Kuvend, rrëzohen 2 kërkesat e opozitës

0 298

Nesër do të zhvillohet seanca e radhës në Kuvend, do të jetë e treta me masat mbrojtëse, maska, doreza dhe disntancim social. Sot u zhvillua online Konferenca e Kryetarëve, e cila nuk ka kaluar pa debate mes shumicës dhe opozitës. Kryetarja e grupit Demokrat në Kuvend, Rudina Hajdari kishte dy kërkesa, që opozita të kishte më shumë kohë për të folur dhe që në rendin e ditës të kishte më pak projektligje, pra që fokusi të ishte vetëm te situata e krijuar nga Covid-19. Të dyja kërkesa janë rrëzuar, pasi kryetari i Kuvendit nuk i ka pranuar.

Leave A Reply

Your email address will not be published.