Nëna dhe vajzat u vetëflijuan për ringjalljen/Pastori Pano: Hetim, përpjekje për mos ta cilësuar si një mëkat

0 452

Pastori Akil Pano, thotë se ngjarja në Kombinat, ku nëna bashkë me vajzat u vetëflijuan për ringjalljen, kalon kufijtë e të paimagjinueshmes. Pastori thekson se ngjarja është tronditëse, tejet dramatike, ndërsa nënvizoi se ngjarja duket një lloj kamuflimi për të mbuluar vetëvrasjen si mëkat, duke jetësuar mosveprimin për tu ushqyer. Ai gjithashtu shtoi se hetimi duhet të vazhdojë, nëse kanë qenë pjesë e një grupimi fetar.

”Një lloj përpjekje për mos ta cilësuar si një mëkat. Pavarësisht formës është mëkat. Është jashtë çdo lloj imagjinate që trupi të mbahet në shtëpi. Njerëzit në vendin tonë duhet të çmojnë jetën. Edhe njerëz që nuk besojnë fare e shikojnë largimin nga kjo jetë si rrugëdalje nga humbja. Problematika tjetër është humbja e konceptit komunitar. Duket që ka qenë një vdekje e paralajmëruar, ata e kanë mirë menduar sesi do të vijojë ngjarja. Unë besoj që varfëria, dëshpërimi, në vendin tonë janë fenomene që do të çojnë në rritje të këtyre rasteve. Në vendin tonë do të doja që të kishim psikologë klinikë. Kjo është një gjë që duhet të hetohet. Nëse kanë qenë pjesë e një grupimi fetar, hetimi duhet të vazhdojë atje. Kjo është një kronikë e paralajmëruar krimi për raste të tjera. Duket sikur janë përpjekur të kamuflojnë aktin e vetëvrasjes”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.