Nën hetim një 49 vjeçar, qeni i tij sulmoi dy gra nga liqeni

0 323

Një burrë në Tiranë u vendos nën hetim për braktisje të kafshës, pasi gjatë orarit të lejuar ai kishte nxjerrë qenin nga banesa dhe e kishte zgjidhur. Siç rezultoi, qeni iu vërsul dy grave që po bënin ecje pranë liqenit. Të dyja gratë u trajtuan në spital në fund të muajit prill. Njëra prej tyre dorëzoi denoncim, ku edhe tregoi se kishte dalë për ecje por nje qen ngjyrë kaf i palidhur, e kishte kafshuar në krahë. Gratë u shpëtuan nga qytetarë të tjerë, ndërsa pas veprimeve rezultoi se pronari e kishte nxjerrë qenin në natyrë pas shumë ditëve që kishte qëndruar në karantinë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.