Në Shqipëri po vjen reja e madhe me rërën afrikane, rriten temperaturat

0 314

Në re e madhe pluhuri dhe rëre nga shkretëtirat e Afrikës veriore është ngjitur në Europën perëndimore dhe qendrore ndërsa dje ka zbritur në Alpet e Zvicrës, Austrisë dhe Italinë veriore.

Kjo re pluhuri zbret nga Alpet drejt Ballkanit duke përfshirë edhe Shqipërinë. Qarkullimi i masave ajrore në vend vjen nga veri-perëndimi, këto masa do të ndikojnë edhe në rritjen e temperaturave në rajonin tonë.

Qielli nuk do të jetë krejt i kthjellët pasi prezenca e grimcave të ngurta të shkretëtirës do të mjegullojë kthjelltësinë e qiellit në pjesën më të madhe të Europës.

Leave A Reply

Your email address will not be published.