Emily Ratajkwoski po e përballon divorcin e saj në mënyrën e Taylor Swift.
Modelja së fundmi ka ndarë një video në “TikTok” ku sinkronizoi fjalët e këngës “Karma” të paraqitur në albumin e fundit të Swift, “Midnights”.
“Sepse karma është i dashuri im. Karma është një zot. Karma është flladi në flokët e mi në fundjavë. Karma është një mendim relaksues. A nuk e keni zili që për ju nuk është? E ëmbël si mjalti,” tha ajo ndërsa kishte veshur një veshje krejt të zezë me një buzëkuq të kuq.
“Karma është i dashuri im”, ka shkruar ajo krahas videos argëtuese.
Pasi fansat u grumbulluan në seksionin e komenteve të saj, një nga ndjekësit e modeles tha se “Midnights” ishin “krijuar” për të.
“Sinqerisht ndihem kështu! Nga e dinte ajo,” i përgjigjet Ratajkwoski.
Edhe pse Ratajkwoski duket se beson në karma, ajo zbuloi në fillim të këtij muaji se po luftonte që nga ndarja e saj me producentin pasi mësoi se ai po e tradhtonte.
“I ndjej të gjitha emocionet,” tha ajo për Harper’s BAZAAR. “Ndjej zemërim, trishtim. Ndjej eksitim. Ndjej gëzim. Ndjej mendjelehtësi. Çdo ditë është e ndryshme.”
“E vetmja gjë e mirë që di është se po i ndjej të gjitha ato gjëra, gjë që është mirë sepse më bën të besoj se do të jem mirë.”
Përkundër faktit se Ratajkwoski ka “dalë në takime” gjatë kësaj kohe me DJ Orazio Rispo dhe Brad Pitt-in – asaj i duhet ende “kohë” për t’u shëruar nga fundi i martesës së saj të dhimbshme.
EmRata bëri kërkesë për divorc nga Bear-McClard në shtator të këtij viti pas katër viteve martesë.