Ndryshimet në statutin e PD, ja kur do të shqyrtohet kërkesa e Lulzim Bashës

0 179

Gjykata e Tiranës ka caktuar datën për shqyrtimin e kërkesës së depozituar nga Lulzim Basha dhe mbështetës të tij lidhur me ndryshimet në statutin e Partisë Demokratike, të cilat u miratuan në Kuvendin e 17 korrikut 2021.

Seanca e parë, ku do shqyrtohet kjo çështje nga gjyqtarja Blerina Muça, pritet të zhvillohet më 15 shkurt.

Ndërsa për kërkesën e depozituar nga Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike, që në dhjetor 2021 dorëzoi një kërkesë, për ndryshimet statutore të bëra në Kuvendin e datës 11 dhjetor të mbajtur në stadiumin “Air Albania”, Gjykata nuk ka caktuar ende asnjë datë.

Pritet që në ditët në vijim Gjykata të marrë një vendimmarrje dhe të caktojë një datë për ndryshimet statusore të komisionit te rithemelimit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.