Ndërron jetë mjeku i parë nga Covid-19. Ministria jep detajet

0 391

Ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv mjeku hematolog, Arjan Pushi, i cili u infektua nga Covid-19 dhe ndodhej i shtruar prej pak ditësh i shtruar në spital. Për lajmin e hidhur ka reaguar edhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila ka vlerësuar kontributin e çmuar që dha ndër vite profesor Pushiti.

”Ndarja nga jeta e Profesor Arjan Pushit është një dhimbje e madhe për familjen, për miqtë e tij, për kolegët, pedagogët e Universitetit të Mjekësisë ku ka shërbyer për shumë vite. Kontributi i çmuar i Profesor Arjan Pushit për mjekësinë shqiptare, do të mbetet i pashlyeshëm ndër breza. Megjithë përpjekjet e kolegëve, të cilët bënë të pamundurën për ta mbajtur në jetë në spitalin infektiv, prof. Arjani nuk ia doli dot, në betejën me virusin e rrezikshëm. U prehsh në paqe Profesor Pushi. Ngushëllime të sinqerta familjes dhe miqve. Ju jemi pranë në këto momente të vështira”.

Njoftimi nga Ministria e Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë njofton me hidhërim të thellë ndarjen nga jeta të profesorit të Fakultetit të Mjekësisë Arjan Pushi, i cili, referuar shërbimit infektiv, ndërroi jetë pak momente më parë në spitalin Infektiv, i prekur nga Covid-19, pavarësisht përpjekjes maksimale të stafit mjekësor. Prof. Arjan Pushi ka patur një karrierë të spikatur në fushën e hematologjisë dhe ka përgatitur shumë breza studentësh të Mjekësisë. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime famljarëve dhe miqve të profesor Arjan Pushit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.