Ndërron jetë ish-ministri i Brendshëm i Italisë

0 126

Ka ndërruar jetë në moshën 67-vjeçare ish-ministri i Brendshëm italian Roberto Maroni.

Lajmin e ka bërë të ditur kreu i Lega-s, Matteo Salvini, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ai kishte disa kohë që po luftonte me një sëmundje të rëndë, sipas mediave italiane.

I martuar, me dy fëmijë, i diplomuar në drejtësi, jurist, kishte qenë shef i departamentit juridik të zyrës italiane të një kompanie shumëkombëshe amerikane.

Maroni gjithashtu kishte pasion muzikën dhe luante saksofon në një grup, si dhe ishte një tifoz i flaktë i Milanit.

Maroni është ndër 80 mbështetësit e Legës që përfaqësoi Lidhjen për herë të parë në parlament në 1992, më pas u bë Ministër i Brendshëm dhe Zëvendës Kryeministër në 1994, Ministër i Punës në 2001 dhe përsëri Ministër i Brendshëm në 2008 përsëri me Silvio Berlusconin, për të mbyllur përfundimisht karrierën e tij në institucione si president i Rajonit të Lombardisë nga viti 2013 deri në vitin 2018.

Ai kishte shpallur kandidaturën e tij për t’u bërë kryebashkiak i Vareses, por sëmundja e detyroi të hiqte dorë një vit më pare, kur zbuloi sëmundjen e tij.

Sipas asaj që mësohet, Maroni ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij në zonën e Vareses ku ka kaluar muajt e fundit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.