Ndarja nga jeta e David Sassolit, Basha: Shqipëria humbi një mbështetës i aspiratës tonë kombëtare për integrim

0 172

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka shprehur një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Presidentit të Parlamentit Europian, David Sassoli.

Basha shprehet i trishtuar për humbjen e mikut të shqiptarëve dhe mbështetës i sinqertë i aspiratave të Shqipërisë në BE.

“Thellësisht i trishtuar për ndarjen nga jeta të David Sassoli, Presidentit të Parlamentit Europian, miku i mirë i shqiptarëve dhe mbështetës i sinqertë i aspiratës tonë kombëtare për integrimin europian. Ngushëllimet më të ndjera familjes, miqve dhe bashkëpunëtorve të tij për këtë humbje pikëlluese. U prehtë në paqe!”, shkruan Basha.

Leave A Reply

Your email address will not be published.