“Ndarja mbjell ndasi”, Kim kujton thënien e Skënderbeut: Bashkimi bën fuqinë!

0 119

Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim, ka dhënë mesazhe për shoqërinë shqiptare, kryesisht për gratë në aktivitetin “Fuqizimi Ekonomik i grave” të zhvilluar këtë të enjte.

Gjatë fjalës së saj Kim risolli në vëmendje një thënie të njohur të heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu; Bashkimi bën fuqi.

Ajo tha se ndarja mbjell ndasi ndërsa shtoi se burra gra, veri-jug, burrë-gra, këto dallime nuk sjellin përfitime.

“Kam dëgjuar se kur një grua është vërtetë është e shkëlqyer, është burrneshë. Sa nga ju e kanë dëgjuar. Kur një grua thuhet se është burrneshë, promovohet se është burrë. “Bashkimi bën fuqi”, thënia e Skënderbeut është një nga thëniet e mia të preferuara. Nëse ju nuk doni të jeni atje, vendi i gruas është ku gruaja dëshiron të jetë. Gratë, në fakt e ndihmojnë njëra-tjetrën. Arsyeje pse kam bërë kaq sa kam bërë, jo vetëm se kam punuar shumë, por kam dashur të jem këtu. Mendoj për atë që tha Skënderbeu se; bashkimi bën fuqi, duhet të mendojmë dhe për të kundërtën e saj, që ndarja mbjell ndasi. Burra gra, veri-jug, burrë-gra, këto dallime nuk janë për përfitimin tuaj se sjell ndarje. Forca juaj, forca jonë, qëndron në unitetin tonë. Ndarja, përçarja është ajo që do armiku, uniteti është bashkimi”, tha Kim.

Leave A Reply

Your email address will not be published.