Ndarja e faturave të restorantit nuk ka përse të jetë kaq e sikletshme

0 170

Do gënjenim nëse do thoshim se nuk është kënaqësi më vete kur dikush të qeras me një drekë a darkë dhe më tepër sesa për faktin që nuk të duhet të shpenzosh para, kënaqësia vjen nga fakti që nuk të duhet të kalosh në procesin e sikletshëm të ndarjes së faturës.

Do paguajë secili të vetat apo do ta ndash në mënyrë të barabartë? Ok e zëmë se do ta ndajmë në mënyrë të barabartë, por nuk i ke paratë fiks dhe me pas të duhet të rregullohesh me tjetrin… këto janë rastet kur të vjen të thuash: “E di ç’ke, lëre fare se i kam unë këto!”

Dhe kështu mund të të marrë lumi dhe të përfundosh duke paguar për këdo vetëm për të shmangur sikletin… gjë që sigurisht nuk e duam.

Pikërisht për këtë arsye, Snapfood e ka thjeshtuar në maksimim këtë proces, nëpërmjet opsionit Nda Faturën. Ky ospion i bekuar që gjendet në checkout në fund të procesit të porositjes, të lejon që t’i sugjerosh miqve të tu në Snapfood që të ndani faturën në aplikacion, falas.

Ndarja mund të jetë në mënyrë të barabartë ose të personalizuar në varësi të preferencave tuaja dhe në momentin e porositjes, paratë tërhiqen në mënyrë automatike dhe tërësisht të sigurtë nga kartat tuaja, pa u dashur aspak të kaloni në procesin e sikletshëm të dhënies së parave në dorë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.