Ndahet nga jeta aktorja e famshme, spikati me rolet e saj në teatër dhe kinema

0 26

Aktorja e famshme greke Irene Pappas, u nda nga jeta të mërkurën në moshën 96-vjeçare, njoftoi Ministria e Kulturës greke, shkruan Ekathimerini. Ajo luajti në mbi 70 filma në një karrierë mbi 50-vjeçare.

Në karrierën e saj të gjatë, ajo u konsiderua një simbol i bukurisë greke dhe një përfaqësuese e famshme e kulturës mesdhetare jashtë vendit, duke interpretuar në teatër dhe kinema.

Irene lindi më 3 shtator 1926 në fshatin Chiliomodi, Korint, Greqi. Familja e saj u transferua në Athinë kur ajo ishte shtatë vjeç, ku, si adoleshente, ndoqi Shkollën Mbretërore të Artit Dramatik në Athinë.

Ajo filloi karrierën e saj të aktrimit në Greqi në teatër përpara se të kalonte në film në vitin 1951.

Në 1961 Pappas luajti në “The Guns of Navarone” dhe në 1964 në “Zorba the Greek të Cacoyannis”, që e katapultoi atë në një yll ndërkombëtar.

Kundërshtimi i saj ndaj diktaturës ushtarake të Greqisë (1967-1074) e dërgoi atë, së bashku me artistë të tjerë, në mërgim në Itali dhe Nju Jork dhe u kthye kur u nderrua sistemi.

Në vitin 1995, ajo mori çmimin e Komandantit të Urdhrit të Feniksit nga presidenti i atëhershëm grek Kostis Stefanopoulos.

Në vitin 2018 u njoftua se ajo vuante nga sëmundja e Alzheimerit .

Leave A Reply

Your email address will not be published.