NASA lëshon raketën hapësinorë në Hënë! Ambasadorja shqiptare ndoqi nga afër misionin “Artemis”

0 157

NASA ka lëshuar një raketë hapësinore në Hënë me emrin Artemis ditën e sotme. Në këtë ceremoni të veçantë e realizuar në Florida në Qendrën Hapësinore Kenndy ne Cape Canaveral, ishte e ftuar dhe ambasadorja e Shqipërisë në SHBA, Floreta Faber.

Faber ka ndarë momentet e misionit të NASA-s duke e quajtur atë si ngjarje historike, ndërkohë që ka bërë të ditur se ky mision do të shoqërohet me një tjetër raketë hapësinorë, e cila do të ketë emrin Artemis 2.

“NASA lëshon raketën hapësinorë ARTEMIS!

Ora 1.47 në mëngjesin e datës 16 nëntor 2022 (me orën lokale) – Nën një emocion krejtësisht unik dhe në një moment tejet historik në historinë e studimeve hapësinorë të njerëzimit, ndoqa nga Qëndra Hapsinore Kennedy në Cape Canaveral në Florida lëshimin e anijes kozmike ARTEMIS. Ky është misioni i parë i NASA-s në Hënë qysh prej me shumë se gjysëm shekulli, një përpjekje ndërkombëtare që u realizua me sukses. Kjo ishte hera e tretë që NASA provoi hedhjen e kësaj anije kozmike Artemis 1.

Pata nderin dhe kënaqësinë të marr pjesë në këtë lëshim të anijes kozmike me ftesë të veçantë të Administratorit të NASA-s, Sen Bill Nelson, nën shoqërinë e një grupi astronautësh nga Europa dhe Shtetet e Bashkuara, si dhe përfaqësuesish nga qëndrat hapsinore nga një numër vendesh të botës.

Misioni Artemis parashikon lançmin e kësaj anije kozmike 100 metra të lartë e cila dërgoi në hapësirë një kapsulë pa ekuipazh, në një orbitë të largët të Hënës.

Nëse çdo gjë shkon mirë, udhëtimet me astronaut do të fillojnë që në vitin 2024. Për ARTEMISA 2 deri tani kandidojnë rreth 20 astronaut amerikanë dhe gjashtë nga Europa, por vetëm katër prej tyre do e kenë mundësinë për të vajtur në Hënë.

Ky projekt do vendosë bazat e ndërtimit të një habitati për njerëzimin në Hënë”, thekson në postimin e saj, ambasadorja e shqiptare ne SHBA.

Leave A Reply

Your email address will not be published.