Mjeku tregon pse burrat gërhasin më shumë sesa gratë

0 151

Mjeku otorinolaringolog, Tedi Minarolli thotë se burrat gërhasin më shumë sesa gratë dhe kjo për shkak të disa faktorëve, të cilët janë të ndryshëm.

Minarolli u shpreh se përgjithësisht, meshkujt kanë probleme në frymëmarrje, teksa një faktor tjetër i rëndësishëm sipas tij, është edhe përdorimi i alkoolit.

Ndër të tjera, Minarolli nënvizoi se faktor kryesor është edhe gjenetika.

“Meshkujt janë ata që gërhasin më shumë. Përgjithësisht, në zyrë na vijnë ankesa nga partneret e tyre përkatëse. Në personat që gërhasin, 40% janë meshkuj, femrat e kanë më pak, janë diku te 24%. Mosha më e përhapur, 30-60 vjeç.

Tek të rinjtë shihet më pak. E para, fuqia respiratore është më e lartë, mbipesha nuk është shumë e theksuar dhe ka të bëjë edhe me aktivitetin.

Varet nga shumë faktorë. E para, problemet më shumë në frymëmarrje i kanë meshkujt, për shkak të konfortimit të ambientit.

Arsyeja tjetër është alkooli, burrat përdorin më shumë alkool. Arsye të tjera, pjesët alergjike, pavarësisht që janë tek të dyja gjinitë, por meshkujt i lënë pas dore.

Meshkujt paraqiten pak më vonë se mjeku. Faktorët gjenetikë janë faktorët kryesorë që ndikojnë”, theksoi ai.

Leave A Reply

Your email address will not be published.