Mjeku i riinfektuar me Covid-19, shtrohet tek Infektivi

0 360

Të shtunën Ministria e Shëndetësisë, bëri me dije se është regjistruar rasti i parë i riinfektuar me Covid-19 në vend. Bëhet fjalë për një mjek në qytetin e Durrësit, i cili u riinfektua pas 3 mujash. Mësohet se mjeku është shtruar në spitalin infektiv ditën e djeshme, dhe po ashtu janë shtruar edhe 2 persona nga Fushë-Kruja, të dyshuar si të prekur me Covid-19. Sipas specialistëve, mjeku mund të jetë riinfektuar si pasojë e ekspozimit të tepërt duke marrë parasysh faktin që e ka kaluar një herë këtë virus.

Leave A Reply

Your email address will not be published.