Milan pëlqen Brojën, problem çmimi 35 milionë euro

0 25

I rritur te Chelsea, por kuqezi në zemër. Që Armando Broja të largohet nga skuadra, e cila e promovoi në futbollin e madh, ngjyrat e ngjashme me ato të fanellës së kombëtares, mund të ishin vendimtare.

Milani shpreson që kjo lidhje jo fort e zakonshme ta favorizojë në garën për të siguruar shërbimet e sulmuesit. Me projektin e nisur, ku synohet afrimi i talenteve të rinj, “Djalli” po ndjek me kujdes situatën e Brojës.

21-vjeçari shqiptar qëndroi te Chelsea, pavarësisht interesit nga West Ham e Newcastle në Premier League dhe Napolit në Serie A.

Megjithatë, hapësirat në Stamford Bridge nuk kanë qenë ato që priteshin dhe prej dëshirës për të luajtur sa më tepër, sulmuesi mund të vendosë të ndryshojë skuadër.

Milani është gati ta kthejë Brojën në një lojtar të rëndësishëm për sulmin, por që interesi të konkretizohet, duhet kaluar pengesa e shifrës që Chelsea kërkon për kartonin. Ylli shqiptar vlerësohet 35 milionë euro në merkato, një çmim mjaft i kripur për arkat e Milanit dhe mbi të gjitha për projektin që kanë nisur kuqezinjtë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.