Meta: Rama ka shoqëruar iniciativat e Vuçiç për dominimin e Serbisë

0 170

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka folur ditën e sotme për tensionet në veri të Kosovës, teksa ka deklaruar se përgjegjësia kryesore është e Beogradit.

“Kërcënimi i vetëm për qytetarët e veriut të Kosovës janë bandat që ushtrojnë atje një aktivitete të caktuar. Përgjegjësia është e Beogradit që u mban gjallë dhe i aktivizon sa herë kërkon të krijojë situate artificiale”, deklaroi Meta gjatë një interviste në RTSH.

Ai u shpreh se përgjegjës për politikën provokuese të Serbisë është edhe kryeministri Rama, i cili sipas tij ka mbështetur tentativat e Beogradit duke i dhënë Serbisë dominim në rajon.

“Nuk ka shqiponja. Është një simbol i jashtëzakonshëm që duhet të na frymëzojë për qëndrueshmëri, si populli dhe komb. Edhe për vullnet për t’u ngritur në lartësi të reja dhe të dalë nga bataku i përçarjes ku na kanë futur të tjerë. Nëse Beogradi ka vazhduar një politikë të vazhdueshme provokimi, përgjegjësi ka edhe kryeministri i Shqipërisë që ka qenë shoqërues i Vuçiç në iniciativat për t’i dhënë dominim Serbisë në rajon.

Shpesh paqartësitë e Tiranës zyrtare për disa çështje mendoj se nuk i kanë shërbyer as vetë forcimit të pozitës së Kosovës duke vendosur atë në trysni të panevojshme për ta përfshirë në Ballkanin e Hapur. Apo edhe raste të tjera për të ndihmuar Serbinë që të duket si vend konstruktiv dhe për të bërë që Kosova të duket sikur është kundër bisedimeve. Serbia i shfrytëzoi këto vite për të marrë sa më shumë lekë nga BE dhe për t’u larguar nga politika e BE”, u shpreh Meta.

Leave A Reply

Your email address will not be published.