Kreu i PL, Ilir Meta i ka kërkuar kryeministri Edi Rama të japë menjëherë dorëheqjen, duke theksuar se ai është autor dhe përgjegjës për “vjedhjen e miliarda eurove me energjinë dhe portin e Durrësit, koncesionet dhe PPT-të.”
Meta theksoi se Rama e ka kthyer qeverisjen në një bandë hajdutësh, duke shtuar se “12 nëntori është dita kur qytetarët do kërkojë llogari për vjedhjen që u bëhet çdo ditë dhe pasigurinë ku i ka zhytur.”
“Skandalet janë njëri më i rëndë se tjetri, duke filluar me miliarda euro të vjedhura me energjinë dhe portin e Durrësit, koncesionet, PPT-të, të gjithë këto vjedhje kanë vetëm një autor e përgjegjës, është Edi Rama. Duhet të japë menjëherë dorëheqjen, ka degraduar qeverisjen në një bandë hajdutësh.
Vazhdon të qeverisë nga ajrit me charte, shqiptarët përballen me skamje varfri e mjerim, ndaj dorëheqja dhe largimi i tij i menjëhershëm është zgjidhja që shqiptarët të mos jenë vend i parë në botë me kërkesat për azil Edhe sot shqiptarët janë përballë një regjimi të urryer, është regjimi i hajdutëve dhe grabitqarëve më të neveritshëm të historisë s Shqipërisë me Ramën në krye, në vend që të jepte dorëheqjen mendon se do të fitojë kohë, është e qartë se e gjithë përgjegjësia për këtë shkatërrim të shtetit, që nuk i del për zot qytetarëve por është kthyer në instrument për të sulmuar opozitën dhe intelektualët, pedagogët dhe zërat kritikë të shoqërisë, mediat kritike e të pavarura, 12 nëntori është dita kur qytetarët do kërkojë llogari për vjedhjen që u bëhet çdo ditë dhe pasigurinë ku i ka zhytur. Ndaj duhet të japë dorëheqjen pa vonuar”, tha Meta.