Meta: Orteku nuk ndalet më! Koha e sundimit të ligjit dhe Sovranit është e afërt

0 173

Kryetari i partisë së Lirisë Ilir Meta ka shpërndarë në rrjetin social facebook analizën e -ish-diplomatit Agim Nesho në lidhje me mesazhet e opozitës në protestën e 12 nëntorit.

Në mbishkrimin e videos Meta thekson se orteku nuk ndalet më dhe se paralajmërimi ndaj ortekut të dhunës ishte i qartë tashmë.

Sipas tij koha e sundimit të ligjit dhe sovranit është e afërt dhe se liria do të mbizotërojë.

“Orteku nuk ndalet më! Paralajmërimi ndaj regjimit të dhunës ishte i qartë. Koha e sundimit të regjimit ka përfunduar. Koha e sundimit të ligjit dhe Sovranit është shumë e afërt. Liria do të mbizotërojë!”, shkruan Meta.

Leave A Reply

Your email address will not be published.