Meta dhe Rama, të buzëqeshur, takojnë miqësisht bërrylat (FOTO)

0 355

Presidenti i Republikës, Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama para nisjes së takimit në Këshillin Kombëtar të Integrimit janë takuar miqësisht duke përplasur bërrylat meqë jemi ende në gjendjen e pandemisë.

Këto janë pamje që nuk i shohim shpesh. Jemi mësuar me akuza e kundërakuza dhe me fytyra politikanësh të vrenjtura por ndonjëherë ka dhe takime miqësore si ky i sotmi.

Ndonëse nuk ka pasur shtrëngime duarsh, Meta dhe Rama kanë përplasur krahët, përshëndetja tipike në kohë pandemie dhe janë shfaqur shumë të buzëqeshur.

Të dy kishin zgjedhur kostume ngjyrë blu, ndërsa kryeministri mbante një dorë në xhep, shumë i relaksuar. Ata shihen teksa hyjnë në ambientet ku po zhvillohej mbledhja së bashku me kryetarin e parlamentit Gramoz Ruçi.

Leave A Reply

Your email address will not be published.