Mësuesit i tremben vjeshtës, skenar për valën II të Covid-19

0 310

Këtë të premte ka përfunduar viti shkollor për arsimin parauniversitar. Gerti Janaqi, drejtori i Agjencisë së sigurimit të cilësisë së arsimit parauniversitar, shpjegon se prej muajit qershor Ministria e Arsimit do të filmojë lëndë të ndryshme, si një skenar i mundshëm nëse do të kemi një valë të dytë të virusit.

“Ka qenë një vit i vështirë duke marrë parasysh këtu kushtet në të cilat është zhvilluar mësimi nga data 9 mars. Të gjithë mësuesit sipas udhëzimeve do të bëjnë një riformulim të mënyrës se si do të kryhet vlerësimi duke kalkuluar notat e portofolit, testit apo vlerësimit ballë përballë të dy periudhave kur mësimi është kryer normal dhe duke shtuar një notë nga angazhimi gjatë procesit të mësimit online. Për të vendosur një peshë të barabartë ne kemi diskutuar që ky tre mujor të vlerësohet me një notë dhe jo më tre nota”.

Për klasat e pesta dhe të nënta provimi përfundimtar është anuluar. Për nxënësit e klasave të pesta provimi ka qenë pa notë ndërsa për klasat e nënta do të nxirret një notë mesatare e katër viteve paraardhëse. Ndërsa, viti i ardhshëm shkollor, do të nisë me përsëritjen e orëve të humbura.

Leave A Reply

Your email address will not be published.