Mësimi online/Keta: Jemi ende në analfabetizëm digjital

0 312

Java e ardhshme do të mësohet fati i shkollave dhe i universiteteve. Rifillimi normal i procesit mësimor pritet të mos jetë i lehtë, së pari nisur nga rreziku i infektimit por edhe probleme të tjera që mund të jenë mbartur gjatë mësimit online.

Pedagogia e Filozofisë në Fakultetin e Shkencave Sociale në Universitetin e Tiranës, Majlinda Keta, e cila më parë ka mbajtur rolin e drejtueses së Drejtorisë Arsimore në Tiranë, evidenton një sërë problematikash. Ajo thekson se kjo situatë vuri në provë sistemin digjital të mësimdhënies që flitet aq shumë në letër.

“Ne jemi në kushtet e një analfabetizmi digjital. Jemi shumë larg me atë që duhet të kishim. Kjo situatë ishte një provë për sistemin digjital. Orientimi i investime tashmë e tutje nuk duhet të mendohet më për ndërtesa fizike, por duhet një investim digjital”.

Ish-drejtorja e Drejtorisë Arsimore të Tiranë e sheh të vështirë rihapjen e shkollave në këtë situatë ku ndodhet vendi, pasi sipas saj infrastruktura mësimore nuk mundëson kushte që nxënësit të jenë të distancuar në klasa. “Hapja e shkollave do të jetë vendimi i fundit që qeveria do të marrë për lehtësimin e masave për lëvizjen e lirë. Për këtë lloj infrastrukture, hapësirave dhe dendësisë është e vështirë që të kemi distancim”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.