Mesazhi i Antonela Berishës për Beatrix

0 189

Antonela Berisha ish-banore e “Big Brother VIP”, pas daljes së saj nuk ka hezituar të tregojë të preferuarit e saj brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Beatrix është një prej tyre dhe sot Antonela i ka dhënë jo vetëm asaj një mesazh, por edhe ndjekësve.

“Sikur ta kenë të gjithë zemrën tane”- ka shkruar Antonela duke shpërndarë në “Instastory” një foto të Beatrix.

Antonela ka folur edhe më parë për Beatrix.

E ftuar në një lidhje telefonike në “Fan Club”, ajo i dha mbështetjen e saj Beatrix.

Sipas saj, ajo është një vajzë me zemër të bardhë dhe se mund të ketë shoqëri jashtë shtëpisë.

“Kur kam shku aty kam thënë që nuk kam ardhur, por realisht kam zbuluar disa persona që më janë dukur ndryshe nga jashtë dhe ndryshe nga brenda, njëra nga ato është Beatrix që është një vajzë me zemër shumë të bardhë dhe më vjen keq që paragjykohet jashtë”, tha ish banorja.

Përsa i përket fituesit Antonela mendon se e meriton Donaldi.

“Unë do doja shumë që ta fitonte Donaldi, sepse publiku e ka parë shumëngjyrësh Donaldin, në shumë dimensione. E meriton ta fitoj ai, sepse është më reali aty brenda”- tha Antonela për Donaldin.

Image

© SYRI.net

Leave A Reply

Your email address will not be published.