Merret në pyetje për 5 orë, shqiptari tregon si e vrau gruan me çekiç

0 178

Është marrë në pyetje për rreth pesë orë shqiptari Avni Meçja që vrau gruan e tij me origjinë nga Rumania, Elena Aleksandra Mocanou.

Mësohet se Meçja ka rrëfyer për autoritetet italiane se e ka goditur gruan me çekiç të paktën dy herë në kokë, ç’ka solli vdekjen e menjëhershme të saj.

Mediat italiane shkruajnë se vrasja ka ndodhur gjatë kulmit të një debati.

Kujtojmë se trupi i 35-vjeçares u gjet i pajetë mbrëmjen e së dielës në apartamentin e saj në qytetin verior italian të Bolzanos, jo shumë larg zonës së qytetit të vjetër. Ishin të afërmit e 49-vjeçarit të cilët njoftuan policinë se diçka mund të kishte ndodhur në apartamentin e çiftit.

Para zbulimit të ngjarjes Meçja komunikoi në telefon me të vëllain për t’i thënë se po e kërkonin. Pas ndërhyrjes në banesë, policia gjeti trupin e pajetë të 35-vjeçares të mbuluar me batanije dhe me shenja dhune. 59-vjeçari Avni Meçja u vetëdorëzua pranë autoriteteve policore në Itali.

Leave A Reply

Your email address will not be published.