Mënyrë se si flini ju shkakton dhimbje qafe dhe shpine

0 140

Dhimbjet e qafës mund të shkaktohet nga shumë faktorë: Stresi, pozicioni i keq, dëmtimet nga aktivitetet sportive, aksidentet apo nga sëmundje kronike si fibromalgjia, por në fakt ka edhe një arsye tjetër, që mund të jetë më e mundshmja: mënyra se si flini!

Ju mund të zgjoheni me dhimbje qafe nëse jastëku që keni zgjedhur nuk është i duhuri, ose nuk është mbajtur në pozicionin e duhur, gjë që, jo vetëm ju lë pa gjumë, por në mëngjes zgjoheni të bllokuar e me qafë të shtangur.

Ndaj ekspertët sugjerojnë që të zgjidhni një jastëk të përshtatshëm për harkun e qafës suaj, që nuk ka asgjë të keqe, që të jetë edhe ndryshe nga ai i partnerit/es tuaj në shtrat.

Gjithashtu, konsultat dhe trajtimet me një fizioterapist ndihmojnë mjaftueshëm në trajtimin e dhimbjeve dhe shqetësimeve të tjera që mund të vijnë si pasojë e pozicionit të keq të kokës, apo trupit gjatë natës.

Ndaj, për të pasur një gjumë të qetë, pa dhimbje e shqetësime, e sigurisht një zgjim të rehatshëm pa dhimbje qafe, shpine apo koke, zgjidhja është jastëku, që ju mundëson të njëjtën linjë lartësie si pjesa tjetër e trupit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.