Menduam se s’do ia dilnim dot, na binin gjëra mbi kokë’’, Olta Gixhari rrëfen tmerrin gjatë tërmetit në Durrës

495

Pasditen e djeshme, në një lidhje direkte nga Franca në emisionin “Ftesë në pesë”, në Top Channel, aktorja e njohur Olta Gixhari, ka rrëfyer tmerrin që ka ndjerë mëngjesin e 26 nëntorit, kur tërmeti 6.4 ballë tronditi Shqipërinë.

Olta ka treguar me lot në sy, se atë mëngjes, ajo dhe prindërit e saj ndodheshin në katin e shtatë të banesës, prej nga ku ishin munduar të dilnin sapo kishin ndjerë lëkundjen e parë.

Mirëpo fatkeqësisht nuk u është hapur dera dhe orendi të mëdha të shtëpisë binin përtokë. Në një situatë të tillë, ata ishin dorëzuar me mendimin se nuk do ia dilnin dot dhe ishin përqafuar me njëri-tjetrin duke u lutur. Sikur të mos mjaftonte, mungonte dhe energjia elektrike.

Aktorja për momentin ndodhet në Spanjë për të marrë veten nga trauma, dhe është shprehur se nuk ka ndërmend të kthehet në banesën e saj, deri në momentin kur ajo të shpallet e banueshme ose jo.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.