Mediat serbe quajnë ”gjarpër” Vjosa Osmanin (FOTO)

0 365

Fjala e parë e Vjosa Osmanit si Presidente e Kosovës, mori vëmendjen e posaçme edhe nga mediat serbe. Ajo tha se Serbia duhet që të marrë përgjegjësinë për gjithçka që ka bërë në Kosovë. Osmani shtoi edhe se ”drejtësia nuk do të arrihet derisa kriminelët serbë të dalin para drejtësisë”.

“FJALËT E GJARPRIT VJOSA OSMANI: Një histori rreth dialogut dhe kërkon që SERBIA TË JETË PËRGJEGJËSE PËR KRIMET”, shkuram mediumi serb “Espreso”. “Duke iu drejtuar deputetëve, Osmani përsëriti se drejtësia nuk do të vihet derisa “Serbia të mbajë përgjegjësi për krimet e kryera në Kosovë””, shkruan ky medium në krye të tekstit.

Mediumi tjetër serb, “Blic” e titullon shkrimin e saj kështu: RETORIKA E FAMSHME E OSMANIT: Drejtësia nuk do të vihet derisa Serbia të mbajë përgjegjësi për krimet e kryera në Kosovë.

“B92” ka shkruar se Osmani i ka dërguar një mesazh Serbisë. “Në fjalën e saj të parë para deputetëve, Presidentja e sapozgjedhur e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se Serbia duhet të marrë përgjegjësinë për “gjithçka që ka bërë në Kosovë”, thuhet në krye të lajmit që ky medium serb e ka bërë për Osmanin.

Leave A Reply

Your email address will not be published.