Më të keqpaguarit e nisën vitin me rrogë më të ulët

0 398

Të dhënat e publikuara nga INSTAT zbulojnë se në tre muajt e parë të vitit, pagat më të ulëta në Shqipëri i morën punonjësit në bujqësi, pyje dhe peshkim, ku këta të fundit pësuan gjithashtu një ulje prej 10,8 për qind në paga krahasuar me një vit më parë. Ata u paguan mesatarisht 33,850 lekë bruto ose 29,558 lekë neto, rreth 3,000 lekë më shumë se paga minimale.

Sipas Institutit Kombëtar të Statistikave, një i punësuar në Shqipëri paguhet mesatarisht 53.232 lekë (bruto), bazuar tek të dhënave të tremujorit të parë të 2020. Shifra shënon një rritje me 3.3 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe përkthehet në një pagë neto 44,074 lekë pas detyrimeve shëndetësore dhe shoqërore. Paga minimale në Shqipëri është 26,000 Lekë.

Monitor raporti se gati gjithë sektorët kanë ulur pagat në tremujorin e parë, por më e fortë tkyrrja ka qenë për sektorin financiar dhe të sigurimeve, nga 115 mijë lekë në 105 mijë lekë, ose 8.7% më pak. Megjithatë punonjësit e këti sektori mbeten më të mirëpaguarit, nëse merret në analizë grupi i aktiviteteve ekonomike.

Ndër profesionet, ligjvënësit, nëpunësit e lartë të administratës shtetërore dhe drejtorët ekzekutivë kishin pagë 77,9 % më të lartë sesa mesatarja në nivel kombëtar ose më saktë një pagë prej rreth 94,704 lekë. Grupi i Punëtorëve (Profesione elementare) u paguan 40,2 % më pak se mesatarja ose 31.814 lekë bruto (27,398 neto).

Grafikët e publikuar nga INSTAT tregojnë se pagat më të ulëta i takojnë grup-profesioneve:

Punëtorë (profesione elementare) (bruto 31.814 lekë) (neto: 28,015 lekë)
Punonjës të kualifikuar të bujqësisë, pyjeve dhe peshkimit (bruto: 33,426 lekë) (neto: 29,237 lekë)
Zejtarë, artizanë dhe profesione të lidhura me to (bruto: 36,315 lekë) (neto: 31,427 lekë)
Punonjës të montimit dhe përdorimit të makinerive dhe pajisjeve (bruto: 36,315 lekë) (neto: 31,427 lekë)
Tregtia, transporti, aktivitetet e akomodimit dhe shërbimit ushqimor (bruto: 39,964 lekë) (neto: 34,193 lekë)
Të mirëpaguarit

Ligjvënësit, nëpunësit e lartë të administratës shtetërore dhe drejtorët ekzekutivë (bruto: 94,709) (neto: 75,689 lekë)
Specialistë me arsim të lartë (profesionistë) (bruto: 70.540) (neto: 57,369 lekë)
Forcat e armatosura (bruto: 63,448) (neto: 51,994 lekë)
Lidhur me renditjen e pagës mesatare bruto në Shqipëri sipas aktiviteteve ekonomike, sigurimi dhe aktivitetet financiare kanë rrogat më të larta, pasuar nga informacioni dhe komunikacioni, si dhe administrata publike dhe mbrojtja, sigurimi social i detyrueshëm, arsimi, shëndetësia dhe aktivitete të punës sociale.

Leave A Reply

Your email address will not be published.