Më shumë se një javë pas tërmetit, dy persona nxirren të gjallë nga rrënojat në Turqi

0 194

Shanset për të gjetur të mbijetuar më shumë se një javë pas tërmeteve vdekjeprurëse në Turqi dhe Siri po zvogëlohen me shpejtësi, teksa OKB-në ka theksuar se fokusi është kalimi nga operacionet e shpëtimit në strehim, ushqim dhe shkollim.

Megjithatë, histori të rralla mbijetese po shfaqen ende.

Një 17-vjeçar dhe një burrë i paidentifikuar u shpëtuan të gjallë nga rrënojat e një blloku apartamentesh në provincën Kahramanmaras të Turqisë, gati 198 orë që nga tërmeti i parë që goditi zonat në Turqi dhe Siri, sipas CNN Turk.

Media tregoi punonjësit e shpëtimit që mbanin dy personat, të lidhur në barela, në ambulancat që prisnin.

Leave A Reply

Your email address will not be published.