Mbi 20 mijë viktima nga tërmeti në Turqi dhe Siri, kërkimet vijojnë ende

0 171

Bilanci i tërmetit katastrofik që goditi Turqinë dhe Sirinë mëngjesin e 6 shkurtit sa vjen e rëndohet. Aktualisht raportohet se më shumë se 20,000 njerëz kanë vdekur nga ky tërmet.

Autoriteti i menaxhimit të fatkeqësive dhe emergjencave të Turqisë thotë se numri i të vdekurve në vend deri më tani është 17,134. Ndërsa në Siri, të paktën 3,162 persona dihet se kanë vdekur.

Numri i viktimave pritet të rritet sërish në orët dhe ditët në vijim pasi ka ende dhjetëra njerëz që rezultojnë të zhdukur në një kohë që i ftohti ka mbërthyer jug-lindjen e Turqisë dhe veriun e Sirisë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.