Mbërrin në Tiranë presidenti gjerman, pritet me ceremoni zyrtare nga Begaj

0 149

Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier ka mbërritur në Tiranë dhe është pritur me ceremoni shtetërore nga Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.

Pritet që në orën 10:55 dy presidentët do të zhvillojnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Ndërkohë, bëhet me dije se nga ora 11:30-12:00, Steinmeier do të mbajë fjalën e tij përshëndetëse në seancën plenare në Kuvendin e Shqipërisë.

Kjo është hera e parë në 27 vite që një president gjerman viziton vendin tonë, ç’ka është edhe një sinjal për mbështetjen që Gjermania do të vijojë për vendin tonë sa i përket integrimit në BE.

Leave A Reply

Your email address will not be published.