Masat e sigurisë, bizneset fason kundërshtojnë protokollin e kuq

0 331

Bizneset fason refuzojnë protokollin e kuq të vendosur nga qeveria për ashpërsimin e masave higjieno-sanitare që duhet të zbatojnë gjatë procesit të punës. Përfaqësuesit e kësaj industrie i konsiderojnë të pamundura për t’u plotësuar kushtet e vendosura, për shkak të pamundësive teknike, por edhe rritjes së ndjeshme të kostove, që mund të çojnë deri në mbyllje të aktivitetit të tyre.

Ditët e fundit, qeveria vendosi kalimin e industrisë fason nga protokolli jeshil në atë të kuq, çka nënkupton më shumë masa për rritjen e sigurisë. Fasoneritë janë shndërruar në një nga vatrat më të rrezikshme të përhapjes së koronavirusit. Vetëm në Krujë, nga 35 ndërmarrje fason që ushtrojnë aktivitet, 25 prej tyre janë mbyllur. Në këtë industri, janë të punësuar jo vetëm banorët e Krujës, por edhe ata të Kurbinit.

Raporti ka dalë në disa përfundime, ku evidenton se gratë dhe vajzat, që përbëjnë edhe 90% të të punësuarve në fason rrezikojnë të mbeten pa punë, për shkak të mungesës së transportit për të shkuar në punë, mbylljes së shkollave, kopshteve dhe çerdheve, si dhe frikës nga infektimi. Puna e tyre rrezikohet edhe nga mospatja e kontratave të reja për kompanitë, veçanërisht nga Italia.

Leave A Reply

Your email address will not be published.