Pas takimeve të shumta përgjatëve ditëve të fundit, këtë herë kryeministri Edi Rama i është përgjigjur ambasadores së SHBA, Yuri Kim, pas deklaratës së fortë se mund të ketë marrëveshje pas krahëve mes politikanëve shqiptarë për Reformën në Drejtësi.
Rama ka komentuar tek postimi i ambasadores Yuri Kim në Twitter, ku mbështet shqetësimin e të parës së diplomacisë amerikane për reformën.
Kreu i qeverisë, ka shpërndanë thënien e William Shakespeare “Ferri është bosh dhe gjithë djajtë janë këtu”, ndërsa shton se është dakord me ambasadoren Kim për reformën, që është e dhimbshme dhe e ngadaltë, por shumë e rëndësishme.
I hope there is no truth to rumors of a back-room deal to kill justice reform in ??. Reform is painful, slow & imperfect, but it is necessary, making progress & must continue.
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) May 21, 2020