Marrëdhënia Shqipëri-SHBA, flet Yuri Kim: Kemi përparuar, por ende shumë për të bërë

0 19

Ambasadorja Amerikane, Yuri Kim, ka reaguar lidhur me marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë.

“Marrëdhënia mes Shqipërisë dhe SHBA-së ka përparuar shumë në këto 31 vite”, deklaroi Kim.

Komentet kryediplomatja amerikane i bëri në konferencën “Shqipëri-SHBA” që po zhvillohet në Tiranë në kuadër të 100 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve midis dy vendeve.

Kim shprehu emocionet për pamjet e vitit 1991 ku me qindra shqiptarë pritën në shesh Sekretarin e Shtetit James Baker.

“Regjimi i Hoxhës mbylli vendin dhe u përpoq të helmojë miqësinë mes shqiptarëve dhe amerikaneve. Në vitin 1991 pati një fillim të ri.

Edhe pse kam parë me mijëra herë fotografi, ende më prekin shumë fotot e 300 mijë shqiptarëve. U mblodhën në sheshin Skënderbej për të thënë se ne jemi me ju, për të dëgjuar sekretarin Baker se liria funksionon”, tha ajo.

Ambasadorja tha gjithashtu se ka ende shumë për të bërë.

“31 vite pas rënies së komunizmit mbetet ende shumë për të bërë. Mendoni sa shumë kemi përparuar”, u shpreh ajo.

Leave A Reply

Your email address will not be published.